Hyundai ka publikuar imazhet e para zyrtare të jashtme të modelit të rinovuar Venue CUV, i cili do të jetë i disponueshëm në tregun aziatik nga 16 qershori.
Më saktësisht, lansimi në treg në Indi është paralajmëruar për 16 qershor, dhe deri atëherë presim pamje të brendshme, si dhe specifikime të plota.
Duke gjykuar nga fotot e para, ky CUV më i vogël (Crossover Utility Vehicle) mori një pjesë të përparme të modifikuar, frymëzuar nga Tucson i ri.
Ndryshim ka edhe në pjesën e pasme (rreth dritave), ndërsa për pjesën e brendshme paralajmërohet një sistem i përmirësuar infotainment dhe materiale më cilësore. E gjithë kjo me një listë më të gjerë të sistemeve të sigurisë dhe ndihmës së shoferit.
Në Indi, facelift i Venue do të ofrohet me një benzinë atmosferike 1.2 litra me 83 kuaj fuqi, më pas me një motor 1.0 litërsh turbo benzine prej 120 kuajfuqi, si dhe një 1.5 litra naftë me 100 kuaj fuqi.
Si përkujtim, modeli aktual është i disponueshëm vetëm me një motor benzine 1.6 litra me 123 kuaj fuqi (me transmision manual me 6 shpejtësi ose opsional CVT).
Për sa i përket dimensioneve, Venue është 4040 mm i gjatë, 1770 mm i gjerë, 1592 mm i lartë, ka një bazë rrote prej 2520 mm, largësia nga toka është 170 mm, ndërsa vëllimi bazë i bagazhit është 355 litra (sipas standardeve VDA)./FrontOnline/