Prodhuesi i makinave të Koresë së Jugut Hyundai do t’i bashkohet eksodit të kompanive shumëkombëshe nga Rusia duke shitur prodhimin e tij vendas me një çmim nominal. Bordi i drejtorëve miratoi planet për të shitur aksionet e Hyundai Motor Manufacturing Rus tek Art-Finance për 10,000 rubla (100 euro), njoftoi kompania sot, transmeton FrontOnline.
“Hyundai është duke negociuar me Art-Finance për detajet e marrëveshjes. Për të mbështetur pronarët e automjeteve Hyundai në Rusi, Hyundai do të vazhdojë të ofrojë shërbime për klientët pas shitjes”, tha zëdhënësja e kompanisë. Art-Finance është një degë e tregtarit rus të makinave Avilon./FrontOnline/