×
  • Auto
  • Auto

    Hyundai ka teknologji të re

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Pas prezantimit të sistemit të ri operativ dhe platformës teknologjike Pleos në konferencën për zhvilluesit në Seul, Hyundai Motor Group njoftoi se marka e tij e re softuerike për mobilitet dhe platforma teknologjike do ta shndërrojnë gjigantin korean të automobilave në shumë më tepër sesa një prodhues i zakonshëm veturash.

    Pleos rrjedh nga fjala greke “Pleo”, që do të thotë më shumë, dhe “OS”, që qëndron për sistem operativ. Hyundai ka zhvilluar automjete të përcaktuara nga softueri (SDV) që nga viti 2023. Sidoqoftë, sipas Chang Song, president dhe drejtues i departamentit të platformave të avancuara të automjeteve (AVP) të Hyundai dhe Kia, Pleos premton një përvojë krejtësisht të re të mobilitetit të bazuar në softuer.

    Pleos integron gjithçka, nga sistemi i infotainment-it (Pleos Connect), sistemi operativ i automjetit (OS) dhe infrastruktura në re.

    Ky ekosistem i ri teknologjik i Hyundait sjell funksione të zgjuara të avancuara, planifikim të optimizuar të rrugës, analiza të të dhënave në kohë reale dhe autonomi të vozitjes.

    Platforma përfshin arkitekturën e re elektrike dhe elektronike (E&E) të Hyundait, sistemin e brendshëm operativ për automjetet dhe Pleos Connect, sistemin infotainment të gjeneratës së ardhshme.

    Sistemi Pleos Connect bazohet në Android dhe përfshin veçori si funksione me shumë dritare dhe asistent zanor me inteligjencë artificiale (AI).

    Vetura e parë me Pleos Connect pritet të dalë në treg në tremujorin e dytë të vitit 2026. Deri në vitin 2030, Hyundai Motor Group (përfshirë Kia dhe Genesis) synon të ketë mbi 20 milionë automjete të pajisura me këtë sistem të avancuar infotainment.

    Sistemi bazohet në një ekran të madh qendror (i frymëzuar nga Tesla), por do të ketë gjithashtu më shumë butona funksionalë (nën ekran), një modul të veçantë për ndërrimin e shpejtësive, etj.
    Deri në 2027, Hyundai planifikon të implementojë autonomi të vozitjes të nivelit 2+.

    Hyundai bashkëpunon me partnerë globalë si Samsung Electronics, Google, Naver, etj., për të përmirësuar më tej teknologjinë e tij. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto12 Prill 2025
    Mes kaosit tarifor dhe rënies së mprehtë të shitjeve, Tesla ka njoftuar versionin e saj të fundit të Cybertruck. Ky është modeli...
    Auto11 Prill 2025
    Edhe pse shpërndarja e automjeteve në tregun e Amerikës së Veriut u rrit me 37 për qind gjatë tre muajve të parë...
    Auto10 Prill 2025
    Ducati dhe Lamborghini kanë bashkuar sërish forcat për të krijuar një motoçikletë me edicion të kufizuar, e cila është frymëzuar nga hipervetura...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dje zhvilloi një bisedë miqësore me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në margjinat e...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili u bë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova sot shënoi edhe një moment tjetër të...
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.