×
  • Auto
  • Auto

    Hyundai Genesis X Concept, një vizion i së ardhmes

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Si pjesë e markës së saj Premium Genesis, Hyundai ka zbuluar konceptin e një makine luksoze, futuriste GT që përdor energjinë elektrike në motor. Në vetëm gjashtë vjet ekzistencë si një markë e veçantë, brendi Premium Hyundai Corporation, Genesis ka bërë një rrugë vërtet të gjatë dhe përveç modeleve të prodhimit luksoz, konceptet që kjo markë paraqet çdo vit janë shumë interesante.

    I fundit në seri dhe i pesti me radhë, është Genesis X, i cili përfaqëson një vizion të makinës luksoze Gran Tourer të së ardhmes, e cila në përputhje me trendët modern, tashmë është mundësuar nga energjia elektrike. Në fakt, vetë koncepti nuk është aq shumë një paralajmërim i një makine serike, sesa një “ushtrim demonstrimi”, si për sa i përket dizajnit, ashtu edhe kur bëhet fjalë për teknologjitë e aplikuara. Vëmendje e madhe i kushtohet gjithashtu aerodinamikës dhe optimizimit të rrjedhës së ajrit.

    Brendësia, megjithëse luksoze, është ende në stilin “shofer”, që do të thotë se është jashtëzakonisht e orientuar drejt shoferit, i cili, falë dizajnit të konzollës qendrore, ndihet pothuajse “i futur” në vendin e tij. Pjesa tjetër e panelit të instrumenteve, çuditërisht, nuk është “e mbushur” me shfaqje multimediale, por duket pak “spartane” në një automjet futuristik.

    Për fat të keq, Hyundai, ose Genesis, nuk njoftoi asgjë në lidhje me të dhënat teknike, përveç faktit që makina është projektuar si një sport GT, i mundësuar nga energjia elektrike. Nëse koncepti i përmendur nënkupton vetëm një motor elektrik në pjesën e pasme apo të tjerë motorë, që do të lëvizte rrotat e përparme, mbetet e panjohur./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.