Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ishte pritur të largohej nga Napoli këtë verë pasi t’i skadojë kontrata.
Megjithatë, gjërat te situata e yllit të Shqipërisë kanë ndryshuar, shkruan FrontOnline.
“Il Matino” raporton se klubi italian është duke menduar t’i ofrojë rinovim të kontratës mbrojtësit nga Shkodra.
Madje, edhe presidenti Aurelio De Laurentiis ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë situatë.
Hysaj është kërkuar nga shumë klube evropiane, megjithatvai tani mund të ndryshojë mendje.
Këtë edicion, Hysaj ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, ku ka dhuruar tri asistime./FrontOnline/