Ndonëse largimin nga Napoli e ka të sigurtë, Elseid Hysaj do të mbetet ende pjesë e kampionatit italian.
Mediat italiane shkruajnë se reprezentuesi i Shqipërisë do të prezantohet shumë shpejtë te Lazio, shkruan FrontOnline.
“GdS” raporton se marrëveshja mes palëve është arritur tashmë.
Sarri e do me ngulm Hysajn dhe kështu bisedimet janë në fazën finale me mbrojtësin nga Shkodra.
27-vjeçari do të përfitojë 1.5 deri në 2 milionë euro në vit te Lazio./FrontOnline/