Dua Lipa do të mbajë koncert në Tiranë me 28 nëntor.
Ky koncert do të përmbyll turneun e “Future Nostalgia” të Duas.
Tashmë kanë mbetur pak ditë nga ky koncert kanë nisur të zbulohen edhe detaje.
Ishte kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili në një intervistë për News 24, ka zbuluar se hyrja në koncert do të jetë falas.
“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turneun e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë, që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete”, tha Veliaj.
Siç shtoi ai, koncerti nis në orën 20:00.