×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, deklarohet Policia

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Ditë më parë është raportuar se xhandarmëria serbe ka hyrë sërish në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë.

    Por nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se publikimet e tilla nuk përkojnë me informacionet që ata kanë edhe pas takimit zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it.

    “Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara me 07.04.2021 në disa media ku potencohej se, Gjendarmëria Serbe një ditë më parë ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në zonën e Karaçevës, ju informon dhe  njëherit sqaron se; Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe konform autorizimeve ligjore që ka, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, përfshirë edhe mbikëqyrjen dhe patrullimet kufitare sipas mandatit të saj.Shkrimet e publikuara nuk qëndrojnë dhe nuk i përkasin ndonjë informacioni zyrtar, pasi në datën 06.04.2021, është mbajtur një takim zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it, në përbërje prej KFOR-it Amerikan, Turk dhe palës serbe”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjithashtu u theksua se referuar informacioneve zyrtare lidhur me zhvillimet e realizuara në terren vlerësohet se nuk ka të bëjë me hyrje të xhandarmerisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me realizim të një takimi zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta.

    “Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe informimin e drejt të opinionit publik”./Front Online/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.