Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Zubin Potok tre shtetas nga Çekia.
Ata dyshohet se kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndërsa të njëjtët me vendim të prokurorit janë depërtuar nga pika kufitare në Bërnjak.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Çekisë, pasi dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në raportin e Policisë.