×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyn në fuqi Marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar zyrtarisht sot përmes një Note Verbale, të dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet dy vendeve.

    Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që të konvertojnë patentë shoferët e tyre pa pasur nevojë t’iu nënshtrohen provimeve teorike apo praktike në vendin pritës. Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe integrimit të qytetarëve të të dyja vendeve.

    Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve përkatëse të të dyja shteteve dhe dëshmon për përkushtimin e ndërsjellë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

    Marrëveshja është nënshkruar më 4 dhjetor 2024 në Abu Dhabi, nga Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Emirateve të Bashkuara Arabe, H.H. Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe konstruktiv”, thuhet në komunikatën e MPJD.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rogovë të Gjakovës pasi që kishin shtënë me armë zjarri. Gjatë bastisjes janë konfiskuar disa armë...
    Ekonomi01 Qershor 2025
    Megjithë kundërshtimet e vazhdueshme, bizneset e mëdha kosovare prej 1 qershorit 2025 do të detyrohen të hynë në tregun e lirë të...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas paralajmërimeve të fundit, disa...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Grazhdanik në Prizren, ku si pasojë e...
    Sport31 Maj 2025
      Në një postim të fundit, Remzi Ejupi, ish-president i FC Prishtinës dhe një figurë e njohur në futbollin kosovar, ka ngritur...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.