×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami tregon të dhënat shokuese: 51 milionë për barna, 31 milionë për karburante, kështu kujdeset qeveria Kurti për qytetarët

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në vitin 2023 Qeveria Kurti dha 51 milionë euro për shëndetësinë, teksa shpenzimet për karburantë kapën shifrën e 31 milionë eurove.

    Ajo tha se kur e ka pa raportin me 51 milionë euro për barna e 31 milionë euro për shpenzim të karburanteve është shokuar.

    “Në faqen 42 të Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për shpenzimet e qeverisë tek mallrat dhe shërbimet shikoni çfarë kemi. Raporti thotë se furnizimet mjekësore janë 51 milionë në vitin 2023. A e dini sa kan qenë shpenzimet e karburantit, 31 milionë të krejt qeverisë”, tha Bajrami në Pressing.

    “51 milionë janë për barna e për fasha në mjekësi për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës dhe i ke 31 milionë shpenzimet e karburantit. Ky është kujdesi që qeveria Kurti e jep për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Bajrami.

    “A janë këta që thojshin nuk kemi me hyp në xhipa të zi”, pyeti Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme....
    Lajme30 Tetor 2024
    Ish-kryediplomatja e vendit, nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj –  Stublla po vlerëson se kryeministri dhe presidentja e Kosovës nuk kanë të...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka komentuar rritjen e pagave nga Qeveria. Ajo ka thënë shpërndarja e parasë...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet...
    Vip30 Tetor 2024
    Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur, mbrëmjen e sotme startoi për herë të parë emisioni “Piramida”, nën moderimin e Bora Zemanit....
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur shqetësimin se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka...
    Lajme30 Tetor 2024
    Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Schwarz, e cila sot në Këshillin e Sigurimit në OKB, dokumentoi...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Mali i Zi ka bërë përparim të ndjeshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe medias, por institucionet...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.