×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami i reagon Muratit: Për grantin e vëllait të Fitores, a i ka fajet opozita apo Gjykata Kushtetuese

    FrontOnline
    16 Nëntor 2024

    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar. Këtë reagim Bajrami e ka bërë ndaj ministrit Hekuran Murati i cili ka thënë se për faj të opozitës qytetarët po vazhdojnë ta paguajnë bukën më shtrenjtë.

    Bajrami ka pyetur Muratin se kush është fajtor për grantin që e ka fituar vëllai i deputetes Fitore Pacolli, opozita apo Gjykata Kushtetuese.

    “4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje. Po për 100 mijë euro të vëllaut të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin kush po del fajtor Opozita apo Gjykata Kushtetuese?”, ka shkruar Bajrami.

    Reagime të mëdha ka nxitur lajmi për ndarjen e një ganti në vlerë prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, saktësisht Agjencia për Zhvillim Bujqësor me përfitues Blerim Pacolli, vëllain e deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është Kryetare e Komisionit për Bujqësi me emër të Projektit “Ndërtimi i stallës dhe lopë qumështore”.

    Vetë Pacolli, vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka pranuar se  ka marrë grant nga Ministria e Bujqësisë. Ai thotë se ia ka dhënë 65% shumës të projektit, apo 63 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    “Unë kam fituar grant por nuk i kam fituar 100.000 euro siç po shkruhet nëpër portale. Kam aplikuar me projekt për shtallë për lopë qumshtore, vlera e të cilit arrinë në 100.000 euro. Ministria mbulon 65% shumës së projektit ndërsa unë me financat e mia mbuloj 35% të vlerës. Kush do që din pak matematikë të nivelit fillestar e kupton se vlera që Ministria mbulon projektin është 63.000 euro asnjë cent më shumë”, ka shkruar ai.

    Pas reagimeve të shumta për këtë rast, ka dalë me reagim edhe vetë Ministri Faton Peci.

    Peci ka thënë se “Ministri nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon, nuk miraton e as nuk refuzon individë, si dhe nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve”.

    “Pas këtij pretendimi të LDK-së dhe partive të tjera opozitare simotra PLANS, si dhe për të informuar publikun,(përkundër dëshirës sonë), do të ndajmë të gjithë individët përfitues të granteve që kanë mandat dhe funksion politik. Kjo për t’ua bërë me dije se ne nuk diskriminojmë askënd për shkak të bindjeve politike dhe funksionit politik, sepse kjo është një praktikë e atyre që sot janë në opozitë dhe që nuk kanë mundur të fshehin milionat e vjedhur as nëpër tualete. Përkundër dëshirës mirëpo me qëllim të demantimit të këtyre lajmeve, të hënën do të publikojmë një listë të asambleistëve të LDK-së dhe të partive të tjera që janë përfitues të programeve të ministrisë sonë, për të siguruar që procesi është transparent, i drejtë dhe mbi të gjitha meritor!”, ka shkruar Peci.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Rumanisë ka dënuar vendimin e Kombëtares së Kosovës për të mos u kthyer në fushë pas kërkesës së gjyqtarit,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.