×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami e pranon se është intervistuar njëherë nga Njësiti për Krime Ekonomike

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Kandidatja për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke e përdorur atë edhe në spote të fushatës. Bajrami e pranoi se një herë është intervistuar nga krimet ekonomike në cilësinë e dëshmitarit.

    ”Ka spote të sponsorizuar që emri im, përdoret në klipin e një kandidati për deputet që kinse unë qenkam intervistuar njëherë nga krimet ekonomike. Është e vërtetë .kam qenë njëherë në cilësinë e dëshmitare. Jam intervistuar 30 minuta. Është për rastin e 53 milionëshit që ministrit Pal Lekaj i ka dhënë kompanisë Bechtel&Enka”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Më tutje ajo tha se edhe në Lëvizjen Vetëvendosje e dinë që Qeveria “Hoti”, ka punuar mirë për shtatë muaj.

    “Si ka mundësi që të etiketohen zyrtarët e lartë publik që një herë qenkan intervistuar në cilësinë e dëshmitarët dhe të mbrohen njerëzit me aktakuza që ata i kanë në lista. Ka njerëz aty me aktakuza të konfirmuara. Përderisa për ata vlen prezumimi i pafajësisë, ne asnjëherë nuk e kemi përdorur këtë për fushatë. Ajo që po i mungon kësaj fushate është përballja me programe dhe unë përfundimisht po them se nuk e di sinqerisht dhe më bën me besu që edhe ata e dinë që ne kemi punuar mirë gjatë këtyre 7 muajve”, ka deklaruar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.