×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami: Çerdhet nuk u ndërtuan, arsimi po rrënohet nga kjo Qeveri

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Ish-ministrja e Arsimit, njëherësh deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV ka ardhë në pushtet me premtime por gjatë mandatit ka ndodhur e kundërta.

    Ajo ka përmendur disa nga premtimet që ka bërë partia në pushtet.

    “VV ka ardhë në pushtet jo vetëm me premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve për fëmijë, por me shumë premtime si: ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit, lirimin e çmimit të energjisë, premtimin që buka, vaji, sheqeri me qeverisjen e tyre do të kushtoj më lirë, kanë premtu sigurime shëndetësore, arsim, drejtësi, punësim, kthim të trurit, ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, integrime euroatlantike dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Krejt çka ka ndodhë këtë tri vjet e gjysmë të mandatit të tyre është e kundërta”, tha ajo për FrontOnline.

    Bajrami thotë as nuk u ndërtuan çerdhet e premtuara, por përkundrazi arsimi po rrënohet.

    Korrupsion e nepotizëm me bollëk ka kjo qeveri, thotë ish-ministrja e Arsimit.

    “Çerdhet nuk janë ndërtu, as shtëpitë për të moshuarit, çmimi i rrymës është dyfishu, njëjtë si çmimet e artikujve ushqimor, deri me sot nuk është përfundu asnjë projekt infrastrukturor, as ato që në fillim të mandatit të tyre kanë qenë në gjysmë, ka ikje masive të fuqisë punëtore, është shkelë Kushtetuta plot 10 herë, ndërsa arsimi po rrënohet, nuk ka integrime euroatlantike – që 14 muaj jemi në masa ndëshkuese të BE-së, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, ka korrupsion dhe nepotizëm me bollëk”, deklaron ajo.

    Ajo thotë se duhet të jap llogari Kurti për gjendjen e krijuar në vend.

    Bajrami thotë se faji qëndron tek dembelia e kabinetit qeveritar e shumë faktorë tjerë.

    “Se pse është gjendja e tillë është vështirë me i ditë arsyet, disa nga ato janë korrupsioni, mungesë e theksuar e kompetencës dhe dembelia e kabinetit qeveritar dhe partia në pushtet, por motivet dhe arsyet e vërteta duhet t’i japin vetë ata, duhet t’i jap Kurti sepse ai i ka dhënë këto premtime dhe marrë votat bazuar në këto premtime”, u shpreh Bajrami për Front Online.

    Opozita thotë se për 4 vite u ndërtuan veç 4 çerdhe, MASHT-i fajëson Komunat – FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.