Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Hydajet Hyseni (Kaloshi), që është kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes dhe i cili është kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes me nr.26, ka deklaruar i sigurtë se VV do të dali fituese e zgjedhjeve me shumicë parlamentare të fituar.
“Fitorja do të jetë jo vetëm fitore e sigurtë dhe e bindshme, por edhe përmbledhje e fitoreve qysh tash të siguruara”, ka thënë ai gjatë një tubimi përmbyllës në qytetin e Gjilanit.
Ja postimini tij në rrjetet sociale:
“Fitorja do të jetë jo vetëm fitore e sigurtë dhe e bindshme, por edhe përmbledhje e fitoreve qysh tash të siguruara, siç janë pos tjerash:
– mobilizimi dhe vërshimi i qindramija bashkatdhetarëve në mërgim, në kohë pandemie të rrezikshme, në kohë moti me ngrica e acar, nëpër kufij jo dashmirës dhe madje edhe pengesa e me të papritura edhe nga Qeveria në ikje, për të qenë pjesë edhe faktor i ndryshimit të madh;
-Angazhimi i pandalshëm dhe pakursyer i armatës së madhe të veprimtarëve dhe aktivistëve vullnetarë në fushatën e paparë vetmohuese e mobilizuese dhe organizuese të procesit zgjedhor;
-Përbashkimi pothuajse gjithëpopullor në lëvizjen e përbashkët për ndryshim dhe konsolidim të gjithanshëm të shoqërisë së zhgënjyer, të lodhur dhe të cfilitur;
-Fitoret me aq efekte pozitive jo vetëm në aspektin konkret, praktik dhe politk, por edhe në rrafshin e imazhit dhe relacionit diplomatik janë bazë e fortë edhe për fitoren e madhe dhe të padiskutueshme të 14 shkurtit, që do të aplikohet dhe fuqizohet me dalje masovike krejt në zgjedhje demokratike plebishitare për ndryshim dhe shpëtim, me provim të suksesshme dhe të bindshëm para botës që na vëzhgon me zgjedhje të rregullta, të qeta dhe vërtetë demokratike, si dhe duke i siguruar Republkës së Kosovës një Paralament demokratik, me përbërje deputetësh të përkushtuar, të ndershëm dhe konstruktiv dhe një Qeveri të sukesshme dhe të përgjgjeshme.
Edhe pas takimit përmbyllës qendror të Lëvizjes Vetëvendosje në Anamoravë vazhduan takimet e kandidiatëve me qytetarët. Në takimin e mbajtur në fshatin Livoç i Epërm, ishim bashkë me kandidatët: Arbëreshë Kryeziu Hysenin, Luan Aliun, Abdyl Gashin dhe Arjeta Rexhepin”.