Skuadra e 20-vjeçarit, Gremio po luante me Brasiliensen në Kupën e Brazilit dhe rezultati ishte 2:0 në favor të tyre, shkruan FrontOnline.
Rezultati ka mundur të jetë më i lartë për vendasit nëse Ricardinho do të realizonte në një rast të artë në fillim të pjesës të dytë.
Ricardinho mori një top nga bashkëlojtari i tij dhe në portën bosh nga një afërsi rreth dy metra dështoi të shënonte.
Topi i goditur nga braziliani përfundoi në shtyllë për t’u kthyer mbrapa.
Megjithatë, një ndër golat e takimit e kishte shënuar ai, ndonëse huqja e tij tashmë ka “pushtuar” rrjetet sociale./FrontOnline/