×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hungaria vendos orë policore për një muaj

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Qeveria hungareze ka njoftuar të hënën për masa më të rrepta kundër pandemisë, pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

    Në një video të postuar në Facebook sot, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë.

    Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 19.00, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë dhe tubimet familjare e ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona.

    Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë.

    Vendimi do të fillojë të zbatohet nga mesnata e 10 gushtit. Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 30 ditë.

    Autoritetet shëndetësore raportuan 5.162 raste të reja dhe 55 vdekje më 9 nëntor, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në më shumë se 114.000 të infektuar dhe gati 3.000 viktima.

    “Nëse numri i të infektuarve me koronavirus rritet me ritmin aktual, spitalet hungareze nuk do të jenë në gjendje të përballojnë barrën”, tha Orban. \ REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti duket se ka lënë pas inatin me Xhenetën, pasi sot ai ia përgatiti mëngjesin dhe kafenë turke nga “Princ Caffe”. Me...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka nisur ditën duke bërë lutje. Këngëtari ndenji i shtrirë në dysheme derisa bëri lutjet. Menjëherë pas kësaj ai këndoi këngën...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.