Hungaria e ka shkaktuar njëren prej befasive më të mëdha të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në “Puskas Arena”, Hungaria është përballur me kampionen e botës, Francën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për grupin F u mbyll baras 1:1.
Fillimisht, në epërsi kaluan vendasit për Fiolas në minutën e 45-të të ndeshjes.
Francezët barazuan përmes Antoine Griezmannit në minutën e 66-të, por në fund nuk arritën ta fitonin ndeshjen.
Pas dy ndeshjeve, Franca është lidere me katër pikë, kurse Hungaria në vendin e tretë me një sosh./FrontOnline/