×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Humbjet milionëshe e arrestimi i kryeshefit: Drama 10 muajshe rreth bllokut A5

    FrontOnline
    08 Maj 2023

    Mungesa e funksionimit të bllokut A5 – i cili ishte ndalur dhunshëm për shkak të një rreziku nga shpërthimi – në Termocentralin Kosova A, i cili zgjati rreth 10 muaj, ishte një goditje qindra milionëshe. Në fakt, sipas raportimit të Gazetës Nacionale kohë më parë, mungesa e operimit të kësaj njësie po ia humbte KEK-ut rreth 1 milion euro në ditë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi për rikthimin në operim të kësaj njësie.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar në një postim në Facebook se në ditëlindjen e saj, punonjësit e sektorit të energjisë në vend i kanë dhuruar atë me një lajm të mirë – rikthimin e njësisë A5 në operim në termocentralin e Kosovës.

    Rizvanolli ka thënë se ka festuar ditëlindjen e saj së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit e termocentralit në fjalë, për ta festuar njëkohësisht edhe kthimin e njësisë A5 në operim.

    Më tej ajo shprehur mirënjohjen për “punën e përkushtuar të punonjësve të termocentralit për rikthimin e bllokut A5 në prodhim.”

    ‘1 milionë euro’ në ditë humbje

    Mungesa e funksionimit të bllokut A5 në Termocentralin Kosova A ka qenë një humbje qindra milionëshe për KEK-un.

    Që nga ndalja e bllokut A5 e deri më sot, kanë kaluar plot 290 ditë. Sipas raportimeve të Nacionales në artikujt e mëhershëm, në secilën ditë jashtë funksionit, mosfunksionimi i kësaj njësie i ka kushtuar KEK-ut hiç më pak se 1 milionë euro në ditë.

    Kjo do të thotë se KEK-u ka paguar qindra miliona euro që nga korriku i vitit të kaluar për të mbuluar humbjet të cilat janë shkaktuar nga ndalja e bllokut A5, shkruan Nacionale.

    Ndalja e bllokut A5

    Në Kosovë, ndërprerja e funksionimit të bllokut A5 në Termocentralin Kosova A ka qenë një temë e nxehtë për muaj me radhë. Një komunikatë zyrtare nga KEK-u kishte thënë se ndalja e bllokut ishte bërë për arsye të dërgimit në remont të këtij blloku, por sipas burimeve të Gazetës Nacionale, ndalja ishte bërë për shkak të një rreziku nga shpërthimi.

    Që nga 21 korriku i vitit të kaluar e deri në janar të këtij viti, KEK-u nuk kishte arritur që të gjente një kompani e cila merrej më rregullimin e turbinës dhe kazanit të bllokut A5.

    Kur KEK-u më në fund arriti që të nënshkruante një marrëveshje më kontratë të përshpejtuar plani nuk shkoi si duhet.

    Sipas burimeve të Nacionales brenda KEK-ut, puna në bllokun A5 ka ndaluar pasi që kompania e cila është kontraktuar në të ‘’shpejtë’’, nga KEK-u, për rregullimin e turbinës nuk ka arritur që ta kryente punën pasi që tash e tre muaj nga marrja e kontratës nuk është rregulluar turbina.

    Jashtë këtij tenderi ka mbetur rregullimi i kaldajës, rregullim i cili do të duhej të bëhej në të njëjtën kohë më turbinën.

    Kompania të cilën KEK-u e ka kontraktuar e që e ka bërë më kontratë të jashtëligjshme njëburimore, e ka ndalë punën pasi që nuk është duke arritur që të bëjë riparimin e turbinës. Puna është ndalur në riparimin e A5, pasi që kompania që këta e kanë kontraktuar ka dështuar që të bëjë riparimin e kazanit ndërsa për riparimin e turbines një kompani është kontraktuar por më tre muaj vonesë. Që nga hyrja në punë e bllokut A5 (1975) asnjëherë nuk është ndalur puna e tij për kaq gjatë.’’- i ka thënë burimi Nacionales.

    Së fundi KEK-u njoftoi se blloku A5 është rikthyer në operim, duke bërë një njoftim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

    “Njësia A-5 e Termocentralit Kosova A ka përfunduar riparimin kapital të turbinës dhe gjeneratorit nga kompania Monting Energetika, si dhe riparimin e kaldajës nga stafi i KEK-ut dhe kontraktorë që kanë qenë të angazhuar më herët me kontratë kornizë. Njësia A-5, pas testimeve të rregullta provuese është rikthyer në operim me 06.05.2023 rreth orës 11:50 dhe është sinkronizuar me rrjetin duke ofruar kapacitetin prej rreth 140 MW/h.” – thuhet në njoftim.

    Arrestohet e pezullohet nga puna Kryeshefi Nagip Krasniqi

    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës e ka pezulluar nga puna Nagip Krasniqin, ndërkaq e ka emëruar si ushtrues detyre Përparim Kabashin. Ky i fundit, bëhet e ditur se është drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

    KEK përmes një komunikate për media ka konfirmuar se është pezulluar nga puna Nagip Krasniqi, vendim ky me efekt të menjëhershëm.

    “Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.” – është bërë e ditur në komunikatë.

    30 ditë paraburgim për kryeshefin e arrestuar
    Krasniqi u arrestua gjatë javës që lamë pas, ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

    Në njoftimin e Gjykatës, u bë e ditur se vendimi është marrë për shkak ktë “rrezikut të ndikimit në dëshmitarë e prova”.

    Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëevendosje, dyshohet për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës, konflikt i interesit dhe ushtrim i ndikimit”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.