Chelsea është shpallur edhe zyrtarisht kampione e Evropës për edicionin 2020/21.
Skuadra e Thomas Tuchelit ka triumfuar në finalen e sontme të Ligës së Kampionëve në “Estadio De Dragao” përballë Manchester Cityt, shkruan FrontOnline.
“Të Kaltërit” arritën ta mposhtin Manchester Cityn me rezultat minimal, 0:1.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
“Timonieri” i Gjilanit, pavarësisht humbjes së Man Cityt, i ka dalur në krah trajnerit Pep Guardiola.
Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:
“Sonte e shani krejt .
Por ky mbetet treneri numer 1 ne Botë.
Futbolli është sporti më i miri ne botë se jo gjithmonë fiton më i miri.
Respekt Mr Pep revolucionari futbollit“./FrontOnline/