Banorët e Big Brother VIP Albania janë të angazhuar vazhdimisht me lojëra të ndryshme.
Ata së fundmi u sfiduan me ‘La Casa de Quiz’ dhe skuadra fituese do ta shihte live ndeshjen Poloni – Shqipëri.
Luizi dhe disa konkurrentë të tjerë ishin ata që do të shihnin ndeshjen, ndërkohë që Olta këmbëngulte që të mos largohej nga salloni.
Biseda ndërmjet Oltës dhe Luizit:
Olta: Çohuni edhe ju thoni që duam ta shohim të gjithë. Po si e thatë, po rebelohuni bëni diçka. Ne do e kishim bërë. Po çohuni thoni, s’duam ta shohim as ne.
Luizi: Unë dua ta shoh.
Olta: Ti rri, shikoje vetëm se ti je njeri i keq.
Olta: Po mirë pra thoni që nuk duam ta shohim, po ta shohim të gjithë bashkë.
Luizi: Vëllai i Madh nuk dua ta shoh ndeshjen me Oltën. Nuk i vëmë dot kushte produksionit.
Olta: Në rregull unë nuk çohem. Le të vijë të më nxjerrin bodyguard-ët. Nuk çohem, për zotin nuk çohem. Si mos ta shoh Shqipërinë, ja fusni kot. Po edhe ju që nuk reagoni të mos shohim ne. Unë do të rri këtu, nuk do të iki. Nuk do iki, për Zotin nuk iki. Jo jo do e shoh. Ç’është kjo, po nuk fiton gjë nëse nuk këmbëngul. Po mirë, rregullat janë bërë për t’u thyer. Jo nuk vi në dhomë të rrëfimit. Në rregull do të vij në dhomë të rrëfimit dhe pastaj do të vi të ulem këtu.
Aktorja madje në një moment refuzoi edhe të shkonte në ‘dhomën e rrëfimit’ duke mos iu përfillur rregullave të Big Brother VIP Albania.