Një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në vend.
Këtë herë, ka ndërruar jetë një mjek i njohur nga Kukësi, Astrit Haziri.
Ky i fundit prej vitesh shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit.
Gjatë punës së tij të përditshme Haziri ishte infektuar me koronavirusin Covid-19.
Pasi është trajtuar për disa ditë në Tiranë, ai ishte dërguar në Turqi për kurim të mëtejshëm.
Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin e rrezikshëm.