Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës këtë të enjte në Krushevë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se i ndjeri ishte duke shua zjarrin në Krushevë të Vogël, ku u rrëzua. Pas dërgimit në QMF, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.