Nga Thesari i Shteti, janë marrë ilgalisht 2.1 milionë euro. Skandal ky i cili u bë i ditur edhe përmes një konference për media, ku Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dha detaje, duke thënë se ky është një rast i mbyllur, derisa janë bërë 4 transaksione, e paratë janë ekzekutuar tek një operator ekonomik.
Ajo tha se 2 zyrtarë janë suspenduar për këtë vepër, ndërsa 1 person është arrestuar.
Por, hulumtuesi nga Instituti GAP, Bekim Salihu përmes një postimi të bërë në FB ka thënëe se ministrja Bajrami duhet t’u jap përgjigje disa pyetjeve.
Ky është postimi i tij:
Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit nuk duhet reduktuar në vetëm një zyrtar ministrie, pytjet dhe dilemat që shtrohen këtë rast janë për cilat Hykmete Bajrami duhet të jap përgjigje:
E para: Si u ekzekutuan mjetet në një xhirollogari pa nënshkrime, ekzekutimi i mjeteve mbi 1,000 euro sipas udhëzimeve duhen tri nënshkrime të zyrtarëve të lartë
E dyta: Si e ka autorizuar BQK një transakcion të tillë (nèse nuk ka pasur fletpalosje të nënshkruar)
E treta: Si u kap rasti vetem nè transakcionin e tretë, kur ka ndodhur transakcioni i parë, tri transakcione përnjëherë nuk mund të bëhen, ngase duhet raport për ekzekutim të situacionit.
E katërta: Si u ekzekutuan mjetet për një firmë (projekt) që nuk èshtë i regjistruar në PIP (Programi për Investime Publike)
E pesta dhe kryesorja: Turp