×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtuesi i IKD-së: Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur Kushtetutën në vitin 2024

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Naim Jakaj, hulumtues i Institutit Kombëtar për Demokraci (IKD), ka denoncuar shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës së Kosovës nga Qeveria dhe Kuvendi gjatë vitit 2024.

    Ai ka theksuar se shumë nga ligjet e miratuara nga këto institucione janë shpallur të papajtueshme me Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese.

    Sipas Jakajt, këto shkelje kanë krijuar një klimë të pasigurisë ligjore dhe rrezikojnë balancën e pushtetit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

    ‘’Gjatë vitit 2024, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë shkelur Kushtetutën, veçanërisht në miratimin e ligjeve për të cilat Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ato nuk janë në përputhje me parimet e ndarjes së pushteteve dhe formën e qeverisjes. GjK konstatoi disa herë se këto ligje bien ndesh me dispozitat kushtetuese, duke cenuar parimet themelore demokratike dhe duke shkaktuar kërcënim serioz për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik’’, tha Jakaj për FrontOnline.

    Një ndër shkeljet më të rëndësishme që Jakaj përmendi është miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, i cili u shpall tërësisht jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

     ‘’ Një ndër rastet është rrëzimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, i cili është shpallur tërësisht jo kushtetues. Në aktgjykimin përkatës, Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar pothuajse të gjitha gjetjet e ngritura nga IKD në raportin analitik me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar: çështje ligjore të Projektligjit aktual”, tha Jakaj.

    Po ashtu, Jakaj përmendi Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK), i cili u shpall jo kushtetues në masën 90% nga Gjykata Kushtetuese.

    ‘’Ligji për Këshillin e Pavarur të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) është shpallur jo kushtetues në masën prej 90%. Edhe për këtë ligj, IKD kishte alarmuar për tendencat e politizimit, të dokumentuara në raportin “Tendenca për politizimin e KPMShCK’’, deklaroi Jakaj.

    Gjithashtu, Jakaj ngriti shqetësimin për procedurat e miratimit të ligjeve, duke theksuar se një numër i madh ligjesh janë kontestuar për shkelje të rregullave parlamentare.

    ‘’Përveç përmbajtjes, një numër ligjesh janë kontestuar edhe për shkelje procedurale gjatë miratimit të tyre. Vetëm në seancën e 5 dhjetorit 2024, janë proceduar 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të rregullave parlamentare. Janë kontestuar edhe Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Komisionin e Pavarur për Media, të cilët janë dërguar në Gjykatë nga opozita për shkak të mos marrjes parasysh të komenteve dhe vërejtjeve nga shoqëria civile, opozita dhe Bashkimi Evropian’’, potencoi hulumtuesi i IKD.

    17 vjet Kushtetuta e Kosovës/ 17 vjet shkelje nga instancat më të larta

    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2025
    Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se në negociatat ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes boshnjake,  Duda...
    Lajme24 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë për festimin...
    Bota/Rajoni24 Prill 2025
    Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Støre vlerëson Trump për rolin e tij në shtytjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai...
    Bota/Rajoni24 Prill 2025
    Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, pati tubimet elektorale të radhës në Sarandë. Sipas Euronewsalbania, ai deklaroi se që nga viti 2013,...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se “nuk e di” se a mund të ketë koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe se çfarë...
    Lajme24 Prill 2025
    Emisari danez për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për vizitën e shkurtër që ka zhvilluar në Kosovë. Ai ka treguar se...
    Sport24 Prill 2025
    Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ministri në dorëheqje i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka theksuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.