Në një sondazh të kryer nga portali amerikan “Today”, shtatë mijë nëna iu përgjigjën pyetjeve rreth stresit. Rezultatet treguan se shumica e femrave e “matnin” stresin e tyre me 8.5 pikë nga maksimumi 10, dhe 46 për qind e tyre thanë se partnerët i stresonin më shumë sesa fëmijët.
Siç pritej, gratë kryesisht ankoheshin për (mos) pjesëmarrjen në punët e shtëpisë. 75% e tyre kanë deklaruar se ndihen sikur të gjitha punët e shtëpisë, por shpesh edhe ato prindërore, u shqetësojnë vetëm atyre, sepse në të kundërt nuk do të kryhen.
Mesatarisht, një në pesë nëna tha se burri i saj shkakton më shumë stres pikërisht sepse ai nuk ndihmon sa duhet në jetën e përditshme. Një tjetër gjë që i shqetëson është sjellja e partnerit.
Domethënë, siç thoshin nënat, partnerët e tyre shpesh sillen më keq se fëmijët, kështu që vetë fëmijët i perceptojnë si miq dhe burim argëtimi, ndërsa nënave u mbetet ai roli i palakmueshëm që përfshin ashpërsinë dhe marrjen e vendimeve jo aq argëtuese./FrontOnline/