×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Hulumtim interesant për birrë që do të jetë veçanërisht i këndshëm për meshkujt

    FrontOnline
    06 Tetor 2021

    Birra ka shumë përfitime shëndetësore, nëse pihet në sasi të kufizuara. Shumë kanë zakon të pushojnë me një gotë birrë të preferuar në shtëpi pas një dite të vështirë dhe stresuese. Përveç këtij efekti relaksues, birra ka shumë përfitime të tjera shëndetësore, siç dëshmohet nga studime të ndryshme shkencore.

    Shkencëtarët thonë se gjysmë litër birrë në ditë është sasia maksimale në mënyrë që të ndihemi më mirë në trupin tonë. Këto janë arsyet pse është mirë të pini birrë, natyrisht në sasitë e rekomanduara, transmeton FrontOnline.

    Birra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit

    Mundësia e zhvillimit të diabetit është më e ulët tek njerëzit që pinë rregullisht birrë në krahasim me ata që nuk e pinë, tregoi një studim i publikuar në Shoqatën Evropiane për Studimin e Diabetit. Gjegjësisht, ata që pinë një deri në gjashtë birra gjatë javës, kanë një shans 21 për qind më të ulët për të zhvilluar këtë sëmundje, thonë ekspertët.

    Birra forcon trurin dhe kockat

    Sipas një studimi, njerëzit që pinin disa birra ishin 30 për qind më të shpejtë në zgjidhjen e enigmave sesa homologët e tyre të matur, për shkak të një përbërësi shumë të rëndësishëm që gjendet në birrë. Ekspertët thonë se birra përmban silikon, i cili ndihmon në ruajtjen e aftësive njohëse, por edhe kockat.

    Përmbajtja e silikonit në një formë biologjikisht të pranueshme në birrë është aq e lartë saqë konsumi i tij në sasi të moderuar mund të ketë një efekt të dobishëm në shëndetin e kockave, shpjegoi hulumtimi i shkencëtarëve i botuar në American Scientific Journal of Food and Agriculture.

    Birra ul presionin e gjakut

    Pirja e birrës në mënyrë të moderuar mbron zemrën dhe gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Një studim i 70,000 grave të moshës 25 deri në 42 vjeç tregoi se ato që pinin sasi të moderuara të birrës kishin presion më të ulët të gjakut sesa gratë që pinin sasi të moderuara të verës ose pijeve të tjera alkoolike.

     Birra pastron dhëmbët tuaj

    Edhe pse është një fakt i njohur se alkooli mund të lërë njolla më të errëta në dhëmbë, birra në fakt i pastron ato. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Biomedicine and Biotechnology, birra mund të parandalojë formimin e baktereve në gojë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin. Kurti foli rreth projektit të Kompleksit Memorial “Adem...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person i cili është hasur dje në një rrugë të Fushë Kosovës, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKMF. Kështu...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sot u bënë 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për FrontOnline, e theksoi si alarmante situatën e marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Shqipëria sot shënon 28 nëntorin, 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka zgjedhur...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 69 vjet. Ai u lind më 28 nëntor 1955 në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.