Bajram Gecaj, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka reaguar pas akuzave të ish-nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani, ndaj kryetarit Isa Mustafa.
Gecaj ka thënë se gjuha e përdorur dje ndaj Mustafës, nuk i ngjan gjuhës akademike dhe më së paku asaj rugoviane, përcjell Bota sot.
Ai e ka quajtur këtë gjuhë “tipike huliganeske e anarkiste”.
“Gjuha e përdorur dje ndaj liderit të LDK-së nuk i ngjason fare gjuhës akademike, e më së paku asaj rugoviane e LDK-iste! Ishte një gjuhë tipike huliganeske e anarkiste!”, ka shkruar Gecaj në një postim në Facebook.
Akuzat e Osmanit, e cila e quajti liderin e LDK-së “mashtrues, erdhën pasi Mustafa kishte thënë se kryetarja e Kuvendit ishte e njëjtë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.