×
  • Lajme
  • Lajme

    Hudi Nura lirohet nga akuza për terrori*zëm

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Është liruar nga akuza për terrorizëm i akuzuari për Hadi Nura, pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

    Shpallja u bë të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kushtrim Shyti.

    Lidhur mbi vendimin, gjyqtari njoftoi palët me të drejtën e ankesës në afat ligjor prej 30 ditëve për në Gjykatën e Apelit si dhe që shpenzimet bien në barrën e buxhetit të gjykatës.

    Paraprakisht gjatë kësaj seancë, u diskutua lidhur me kërkesën e mbrojtësit të Nurës, avokatit Besnik Berisha, për shpalljen e papranishme si provë transkriptën e sms pasi që të njëjtat janë marrë pa urdhër të marrjes retroaktive nga ana e gjykatës.

    Tutje, Berisha theksoi se për këtë rast nuk ka pasur as vendim për fillim të hetimeve.

    Lidhur më këtë, prokurorja e çështjes, Fikrije Fejzullahu, tha që për marrjen e këtyre transkriptave ka pasur urdhër.

    Po ashtu, prokurorja theksoi se që kjo provë është e pranueshme, kjo argumentohet edhe me vetë konfirmimin e aktakuzës si dhe që në anën tjetër të gjithë të bashkëakuzuarit në këtë aktakuzë janë shpallur fajtorë.

    Pas konsultës së trupit gjykues, të njëjtit morën aktvendim me të cilën shpallën të papranishme provën e trasnkriptës së mesazheve.

    “Shpallen prova të papranueshme transkriptat e sms për të pandehurin Hadi Nura, për shkak se kjo gjykatë vlerëson se provat e tilla nuk janë marrur sipas standardeve të përcaktuara me dispozitat e KPP-së si dhe sipas standardit kushtetues tani të vendosur edhe nga Gjykata Kushtetuese”, tha gjyqtari Shyti.

    Tutje, ai shtoi se nga ky vendim i Kushtetutës thuhet qartë se për t’u marrë kjo provë, duhet të ketë urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake.

    “Përgjimet telefonike duke përfshirë mesazhet telefonike duhet të bëhen vetëm sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe marrja e sms në mënyrë retroaktive nuk është i lejuar pasi që në mënyrë shprehimore udhëzi për përgjim duhet të vlejë nga dita e lëshimit për ditët vijuese”, shtoi tutje Shyti.

    Gjithashtu, gjatë kësaj seancë u dhanë edhe fjalët përfundimtare nga palët në procedurë, në të cilën prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarit ndërsa mbrojtja lirimin e tij.

    Në këtë rast, për terrorizëm akuzoheshin 11 persona, Hadi Nura, Kujtim Bytyqi, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jatmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili, Jeton Ajdini dhe Zejadin Berisha, por tashmë për tre prej tyre është veçuar procedura.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 korrik 2018 kishte dënuar me 18 vite burgim Artan Kadriun, Besim Shabanin, Egzon Latifin, Adil Bushin, Jatmir Bushin, Bekim Halilin, Kujtim Bytyqin, ndërsa e kishte liruar nga akuza të pandehurin Jeton Ajdinin.

    Për të akuzuarin Hadi Nura, gjykata jashtë seancës, kishte marrë vendim që të veçojë procedurën, e kjo për arsye se i akuzuari Nura ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte për të kryer disa trajtime mjekësore edhe jashtë vendit.

    Procedura ndaj Betim Ibrahimaj ishte veçuar më parë pasi që i njëjti gjendet në arrati, ndërsa më pas ishte veçuar procedura edhe ndaj të akuzuarit Zijadin Bytyqi.

    Ndryshe, Hadi Nura, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili, Zejadin Berisha dhe Jeton Hajdini, akuzohen se në periudha të ndryshme kohore, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë udhëtuar për në Turqi, e më pas për në Siri, ashtu që kanë kryer stërvitjet ushtarake dhe fizike si pjesë e organizatës terroriste “ISIS”.

    Sipas aktakuzës, së 7 majit 2015, Hadi Nura, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Bekim Halili,Zejadin Berisha dhe Jeton Hajdini kanë luftuar në Siri për një kohë, e më vonë janë kthyer në Kosovë. Me këtë, ata konsiderohet se kanë kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

    Artan Kadriu, sipas aktakuzës, në kohën prej muajit shtator të vitit 2013, deri në muajin shkurt të vitit 2014, me qëllim që t’i bashkohet grupit terrorist “ISIS”, kishte udhëtuar për Turqi. Mirëpo, i njëjti nuk kishte arritur të shkoi në Siri pasi që i ishte ndaluar hyrja në Turqi nga ana e autoriteteve turke, të cilat e kishin kthyer të akuzuarin Kadriu në Prishtinë.

    Kurse, Kujtim Bytyqi, akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, kurse për këtë vepër penale akuzohen edhe Zejadin Berisha dhe Bekim Halili./BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.