Kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit në mënyrë natyrale, hudhra është ushqimi kryesor që duhet të përdoret për ato qëllime. Është e shkëlqyeshme në luftën kundër baktereve të ndryshme, gripit dhe viruseve të tjerë, por pak njerëz e dinë se mund të përdoret kur është fjala për një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, transmeton FrontOnline.
Gjegjësisht, nëse keni herpes në buzët tuaja, kjo është një shenjë e rënies së imunitetit, dhe në atë rast ju mund të aplikoni hudhër direkt në vendin e lënduar.
Pastroni një thelp hudhër, priteni përgjysmë dhe fërkojeni vendin ku u shfaq herpesi juaj dy deri në tre herë në ditë.
Hudhra përdoret gjithashtu për qëllime dermatologjike, dhe për të përmirësuar rritjen e flokëve, prandaj është një përbërës i zakonshëm në shumë preparate kozmetike. Është gjithashtu efektive në luftën kundër plakjes, veçanërisht nëse përdoret me mjaltë.
Edhe nëse keni probleme me pagjumësinë, hudhra mund t’ju ndihmojë, prandaj është shumë e rëndësishme të përfshini këtë antibiotik të fuqishëm natyror në dietën tuaj të rregullt./FrontOnline/