Si kampione e Kosovës, Prishtina do të marrë pjesë sivjet në garën më të madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve.
Fillimisht, kryeqytetasit do ta zhvillojnë rundin preliminar me skuadrat si Folgore, Torshavn dhe Inter d’Escaldes, shkruan FrontOnline.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të përballen tani me Folgoren e San Marinos, dhe në rast të fitores, në finale me fituesin e ndeshjes Torshavn – Inter d’Escaldes.
Në rast të fitores edhe në finale, Prishtina kualifikohet në rundin e parë eliminator, aty ku e pret gjiganti hungarez, Ferencvaros.
Gjatë ditës së sotme, është hedhur edhe shorti për rundin e dytë eliminator të kësaj gare prestigjioze.
Në rast të triumfit në fazën preliminare dhe në rundin e parë eliminator, Prishtina do të përballet me njëren prej skuadrave si Zalgiris Vinius, Linfield, Shkëndija, Mura, Ludogorets apo Shkahtyor Soligorsk.
Ndryshe, në rast të eliminimit, Prishtina do t’i vazhdojë garat evropiane në Ligën e Konferencës./FrontOnline/