×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhiq: Vendimi i PZAP’së i ndikuar politikisht e skandaloz, do të ankohemi në Supreme

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunën e Zubin-Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaçanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë. Po ashtu PZAP-ja ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hoxhiq dhe Koalicionit VAKAT.

    Një vendim të tillë e ka kundërshtuar kandidatja për deputetë nga komuniteti boshnjak, lista “Komuniteti i Bashkuar”, Adriana Hoxhiq.

    Ajo ka thënë se vendimi i marrë sot është politikë, i padrejtë dhe skandaloz.

    Në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, Hoxhiq ka thënë se një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë në histori, dhe se do të ankohen në Gjykatën Supreme.

    “Një vendim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në histori, askund në botë. Ne do ta shfrytëzojmë mekanizmin që e kemi përpara, ankesën të Gjykata Supreme. Ne do t’i kemi argumentet me vete, sepse shpjegimet që ne i kemi marrë nga PZAP, nuk pinë ujë. Të gjitha shpjegimet janë të pa baza, vendimi është skandaloz, i bazuar politikisht dhe i padrejtë”, ka deklaruar ajo.

    Hoxhiq ka thënë se i janë larguar aq vota sa ajo të humb pozitën e deputetes.

    “Ne të gjitha ligjet i kemi respektuar. Kandidatët tanë të gjithë janë boshnjakë.

    Ligji nuk ja ndalon asnjë qytetari dhe nuk e udhëzon asnjë qytetar që patjetër duhet të votojë opsionin sipas etnicitetit. Në Komunën e Prizrenit si mund PZAP ta dijë se cila votë është e komunitetit shqiptar e atij boshnjak. Unë kam pasur shumë telefonata nga qytetarë të rëndomtë që nuk po munden ta besojnë se çfarë po ndodh. Mua edhe shqiptarët më kanë votuar”, ka shtuar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.