Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar për votim in në parim Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Front Online.
Ai në Kanal 10 tha se PDK-ja vazhdon që ta ketë të njëjtin qëndrim për Projektligj siç e ka pasur qysh në fillim.
“Kjo Qeveri për herë të parë pas 4 muajsh e pati shumicën dhe ndoshta kjo është bilanci më i rëndësishëm i kësaj Qeverie. Qëndrimi i PDK-së për këtë çështje ka mbetur i njëjti”, ka thënë ai.
Poashtu Hoxhaj tha se ky Projektligj nuk sjell asgjë tjetër përveç tërheqjes së mjeteve.
“Ky Projektligj nuk ka qëllime të qarta përveç tërheqjes së atyre mjeteve. Në muajin mars mund të shohim nëse ka pasur të drejtë Qeveria që dështoi që ta votojë 7 herë këtë projektligj apo opozita”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj. /Front Online