Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka folur për disa figura politike që ishin pjesë e partisë së tij, por edhe të tjerë për të cilët flitej se do të aderonin.
Hoxhaj u pyet se a kanë qenë të futar ose pse s’janë pjesë e PDK’së; ish-ambasadorja, Vlora Çitaku, shefi i stafit të presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, u.d së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, ish-ambasadori Bernard Nikaj etj.
Kandidati i PDK’së për kryeministër tha se të gjithë këta kanë pasur fetë në partinë që mori rreth 17 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.
“Vlora ka pasur ftesë që të jetë pjesë e PDK’së. Bekim Collaku ka pasë ftesë të jetë pjesë e PDK’së. Gent Cakaj ka pasur ftesë të jetë pjesë e PDK’së. Bernard Nikaj gjithashtu ka pasur ftesë në PDK. Të gjithë këta kanë pasur ftesë të jenë pjesë e PDK’së”, është shprehur Hoxhaj.
Tutje, Hoxhaj tha se PDK’ja ka nevojë për ndryshime dhe reforma.
“Ne kemi shumë nevojë që në PDK të kemi ndryshime dhe të ruhet ajo që duhet të ruhet”, shtoi Hoxhaj.