×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj viziton fabrikën “Trepharm”: Rimëkëmbja e shëndetësisë fillon me mbështetjen e sektorit farmaceutik vendor

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Abelard Tahiri, ka vizituar fabrikën për prodhimin e produkteve farmaceutike “Trepharm”.

    Përderisa Hoxhaj është njoftuar me punën e kësaj fabrike, ka premtuar se me të marrë drejtimin e qeverisë do të ofrojë mbështetje për këtë sektor, të cilin do ta shpallin sektor strategjik për vendin.

    “Mbeta jashtëzakonisht i fascinuar me investimin që ka bërë z. Prishtina në prodhimin e produkteve farmaceutike të cilat eksportohen kryesisht në vende evropiane jashtë Kosovës, me teknologjinë më të avancuar që mund të ofrojë dikush jo vetëm në Ballkan po edhe më gjerë. Kjo është dëshmia më e mirë që në të ardhmen qeveria të cilën do ta udhëheq unë do ta jep maksimumin që të ndihmohet ky sektor, i cili do të shndërrohet në qeverinë time si sektor strategjik që të konkurrojë me të tjerët edhe në rajon edhe në Evropë dhe që përmes kësaj të krijohen vende të reja të punës”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka theksuar se si parti do të ofrojnë politika të favorshme fiskale dhe lehtësira të tjera për bizneset vendore, sidomos për ato që eksportojnë në Ballkan, në Evropë dhe vende tjera të botës.

    “Për ne si PDK e cila garon në këto zgjedhje është më rëndësi që sektori privat ta gëzojë mbështetjen dhe ne do të ofrojmë sa politika të favorshme fiskale po aq edhe mbështetje në formë të granteve përmes fondit prej 500 milionë euro që të ndihmohen kompani të veçanta, sikurse t’iu ndihmojmë këtyre që të eksportojnë në Ballkan dhe në Evropë dhe nëpër pjesë të tjera të botës”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i fabrikës “Trepharm”, Mërgim Prishtina ka thënë se pret mbështetje nga qeveria e ardhshme e Kosovës dhe lehtësira në eksport.

    “Ne sot i shpjeguam z. Hoxhaj të gjitha pjesët e fabrikës dhe sektorët tanë, si dhe planet tona për të ardhmen. Besoj që kjo industri ka potencial të jashtëzakonshëm për secilin shtet e posaçërisht për Kosovën ku potenciali për eksport sot duhet të jetë nivele të tjera. Dihet që kompania jonë diku rreth 80 për qind të kapaciteteve i ka të dizajnuara për eksport, kështu që edhe ne presim që do të kemi përkrahje dhe mbështetje në procese sa më të lehta të eksportit”, ka thënë ai./ Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.