Ushtruesi I detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe është deklaruar për media , ani pse mbledhja është duke vazhduar ende.
Ai para mediave ka thënë se në këtë mbledhje është duke u diskutuar dhe analizuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Front Online.
Hoxhaj, ka folur edhe njëherë për votimin e Vjosa osmanit për president duke thënë se pret vendim nga Këshilli.
“Unë kam insistuar që të deklarohen, është në detyrën e Këshillit që të merr vendim. Ajo çfarë kam bërë është që vendimmarrjen e kam sjell në Kryesi. Kauza e tyre është se çka duhet të bëjë PDK-ja që të ndryshoj dhe të reformohet”, tha Hoxhaj, i cili pas kësaj deklarate u kthye në sallën ku po mbahet takimi./Front Online/