Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Ai ka treguar edhe mundësin e votimi të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike të propozuar nga Qeveria e Kosovës, i cili nuk po arrin t’i merr votat e mjaftueshme për tu miratuar.
Hoxhaj tha se, nëse Qeveria i merr parasysh sygjerimet e grupit parlamentar të PDK-së, për këtë projektligj do ta votojnë, por nëse Qeveria nuk reflekto PDK-ja nuk do t’i jep votat.
“Ne e kemi diskutuar gjatë këtë temë, ne mendojmë se ky ligj në këtë formë është qasje e gabuar, nëse do të miratohej më herët kish pas një efekte tjetër, por nëse Qeveria është e gatshme të ulët ta diskuton me PDK me kolegët tanë dhe ti merr disa nga sygjerimet tona ne jemi të gatshëm t’i japim votën Qeverisë dhe të miratohet ligji. Qasje jonë në raport me pandeminë dhe ligjin është kjo. Qeveria ka dështuar me pandeminë dhe pasojat që i ka krijuar pandemia me ekonomin dhe fushat tjera”, tha ai.