Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PKD-së, Enver Hoxhaj ka thënë se mbledhja e Këshillit është vetëm për një dialog dhe një analizë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe të dalim me veprime konkrete se di PDK0-ja ta bëjë opozitën në Kuvend.
Sipas tij, temë kryesore e kësaj mbledhje është debati që ta analizojmë rezultatin zgjedhor.
Ndërsa, i pyetur se a do ta votojnë për presidente Vjosa Osmanin, Hoxhaj ka thënë se njëherë për njëherë nuk ka vullnet për ta mbështetur këtë çështje.
“Ne dallojmë prej subjekteve të tjera politike. Unë nuk i marr vendimet para mbledhjes, e as në studio televizive, vendimet i marrim bashkë në parti. Gjatë takimit të kryesisë të martën nuk ka pasur vullnet për ta mbështetur Vjosa Osmanin për presidente, do të diskutohet edhe sot, por që nuk mund të ketë ndonjë vendim”, ka thënë ai./Front Online/