Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është deklaruar për medie pas seances konstituive të Kuvendit.
Ai tha se PDK respekton institucionet e Kosovës, derisa thumboi Vv-në kur tha se sot nuk ka pati gaz e as dhunë. Hoxhaj e ripotencoi edhe njëherë se nuk do ta votojnë Kurtin për kryeninistër e as Osmanin për presidente, shkruan Front Online.
“Sot kishim një seancë konstituive të kuvendit të ri dhe PDK është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni qe sot nuk ka gazë as dhunë në Kuvend të Kosovës, PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ta na shet “sapunin për djathë”.
Është detyrë e atyre që kanë fituar zgjedhjet të krijojnë institutcionet. Kërkoj që kjo të ndodh sa më shpejt dhe që te mbahen premtimet zgjedhore”, tha Hoxhaj.