×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj takon përfaqësuesit e sindikatave të Shëndetësisë dhe Arsimit, u premton përkrahje

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari Uran Ismaili dhe anëtari i kryesisë, Bedri Hamza, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Odës së Mjekëve dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

    Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë përgëzuar kryetarin në detyrë Enver Hoxhaj dhe Partinë Demokratike të Kosovës për konstruktivitetin politik, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

    Më tej, në këtë takim i cili ishte vetë kërkesë e këtyre sindikatave dhe profesionistëve, që të gjthë njëzëri kërkuan nga kryetari Hoxhaj që të vazhdojë politikat në të mirë të qytetarëve dhe shtetit edhe në proceset tjera në vazhdim – siç është votimi i Buxhetit.

    Kryetari në Detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar udhëheqësit e këtyre sindikatave dhe odave për vizitën dhe bashkëpunimin e tyre profesional që kanë pasur gjithmonë me PDK-në.

    Me këtë rast, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka dëshmuar historikisht, do të vazhdojë edhe më tej politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.