Kryetari Hoxhaj bëri të ditur që PDK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave demokratike në Kosovë, e mbi të gjitha do ta mbikëqyrë realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ndër të tjera, Hoxhaj shtoi që Kosovës i duhet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në planin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështjet e sigurisë, sundimit të ligjit e arsimit./Front Online/