×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj sfidon veten: Në 90 sekonda i përmbledh shtyllat kryesore të programit të PDK-së

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Kryetari i PDK-së, kandidati për Kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një video 90 sekondëshe, ku ka përmbledhur shtyllat kryesore të programit të PDK-së.

    “Gjatë katër javëve të fundit kemi prezantuar kudo në Kosovë programin tonë të Rimëkëmbjes fokusuar në pesë shtylla kryesore. Një plan shumë konkret dhe me zotime të qarta.”, thotë ai.

    Tutje, ai ka thënë se prioritet është ndërhyrja në ekonominë e goditur nga pandemia dhe rritja e pagës minimale për punëtorët.
    “Shkojmë…Prioriteti i parë është ndërhyrja në ekonominë e goditur nga pandemia, ku do ta themelojmë fondin 1 miliard euro. Gjysma e tij do të shkojnë direkt për bizneset dhe punëtorët; Do ta rrisim pagën minimale për punëtorët nga 170 në 300 euro.”, tha Hoxhaj.

    Vazhdoi, duke treguar se në qeverisjen e tij do të rrisë pagën për veteranë dhe do të themelojë fondin prej 15 milionë eurove vetëm për të rinjt, që të fillojnë bizneset e tyre.

    “Do të rrisim pagën e veteranëve deri në 300 euro dhe nuk do të ndërpritet pensioni nëse kanë kontratë pune; Do të themelojmë fondin 15 milionë euro vetëm për të rinjtë, që të fillojnë binzneset e tyre.”, tha ai.

    Brenda 90 sekondave, Hoxhaj e përmendi edhe planin për rimëkëmbjen e shëndetësisë.

    “Kur jemi tek shëndetësia, prioritet i parë është vaksinimi i popullatës kundër kovid; Çdo familje në Kosovë do ta ketë mjekun familjar. 580 forma barnash falas për të sëmurët kronik (si diabet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera). Shërbimet e para të sigurimeve shëndetësore në 100 ditëshin e parë të qeverisjes tonë; Paga e mjekut specialist do të rritet deri në 1500 euro dhe për infermierët mbi 650 euro “, shtoi tutje Hoxhaj.

    Tek plani i Rimëkëmbjes së Sundimit të Ligjit, Hoxhaj tha se PDK do ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe do të konfiskojë pronat e paligjshme.

    “Këto do t’i bëjmë përmes themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Fondit për Konfiskim dhe themelimin e Gjykatës Komerciale.:, ka shtuar ai.

    Tek arsimi, Hoxhaj, tha se do të fokusohet në ngritjen e cilësisë në arsim duke dixhitalizuar të gjithë procesin e mësimdhënies që nënkupton pajisen e të gjithëve me kompjuterë/tablet.

    “Do ta shndërrojmë mësimin në një proces tërë ditor në shkollat tona;

    Do t’i rrisim pagat për të gjithë mësimdhënësit në 30%.”, tha ai.

    E tek politika e jashtme, Enver Hoxhaj tha se do ta forcojë dhe përmirësojë imazin e Kosovës në botë.

    “Do ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës, konsolidojmë njohjen ndërkombëtare dhe forcojmë lidhjet vëllazërore me Shqipërinë. Ato strategjike me Amerikën dhe BE-në.Prandaj qëllimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në OKB, në Bashkim Europian, në NATO, dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë. Sa i përket liberalizimit të vizave, BE-ja është e treguar e padrejtë ndaj nesh dhe kjo qasje duhet të marrë fund”, është shprehur ai.

    https://www.facebook.com/watch/?v=418806042756517

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka kritikuar ashpër doracakët për edukimin seksual të publikuar nga Ministria e Arsimit, duke i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Për herë të parë Ledri Vula ka treguar hapur për ndarjen e tij me Sara Hoxhën. Në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.