×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Rimëkëmbje garanton rregullimin dhe uljen e çmimeve të barnave në gjithë Kosovën

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili janë takuar sot me disa farmacistë, të cilëve u kanë premtuar mbështetje, duke theksuar se dallimi i çmimeve të barnave po dëmton qytetarët e Kosovës.

    Partia Demokratike e Kosovës po insiston në jetësimin e udhëzimit administrativ me anë të cilit rregullohen çmimet e barnave. Madje, sipas kësaj partie, dy qeveritë e kaluara kanë dëmtuar shumë qytetarin e Kosovës, ndërkohë që kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka theksuar se do të trajtohet me prioritet sektori i farmacisë.

    “Këtu llogaritni mbështetje të plotë, po më vie shumë mirë që ju keni qëndrimin unik, sikur që ne kemi qëndrimin unik që ta rikthejmë atë udhëzim administrativ. Për shkak të pandemisë një pjesë e madhe e qytetarëve kanë paguar shuma të mëdha të parave për tu shëruar”, ka thënë Hoxhaj.

    Tutje, ka treguar se duke qenë vet i infektuar me Covid-19, e di mirë se sa i ka kushtuar terapia gjatë kohës së trajtimit për ta tejkaluar virusin.

    “Shuma është shumë e madhe, është e barabartë me rrogën time të deputetit. Dhe nëse paga ime shkon për të tejkaluar COVID-19, imagjinoni dikë që është pensionist apo dikë që ka një pagë më të ulët”, theksoi Hoxhaj.

    Ai ka siguruar farmacistët që do të kenë prioritet shëndetësinë. Ndërkohë, këta të fundit kanë kërkuar që të jenë pjesë e spitaleve, e për këtë Hoxhaj tha se do të kenë parasysh hallet e tyre, duke hapur vende të reja të punës.

    “Rregullimi më i thjeshtë është që të hapen vende të reja të punës në mënyrë specifike, në klinikë, në spitale rajonale, të përgjithshme, në qendra të mëdha të Kosovës. Prandaj, dua të ju them që llogariteni në mbështetjen tonë të plotë.”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai shtoi se PDK ka një program, të cilin e ka prezantuar bashkë me Uran Ismaili, së fundmi, për ta rimëkëmbur shëndetësinë në Kosovë.

    “Nuk është i shkruar në gur, është dokument i gjallë. Nëse ju keni propozime konkrete ose çfarë do të duhej të inkuadronim në këtë program, ne jemi të gatshëm që të integrojmë dhe nuk janë vetëm premtime elektorale por janë fakt zotime tona të mirëfillta”, ka shtuar ai.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili tha se sektori i farmacisë duhet të trajtohet me prioritet, meqë është lidhja mes qytetarit dhe barnave. Ai theksoi se këtyre të fundit po i dëmtohet xhepi me çmimet e larta.

    “Ju e keni parë rastin me remdesivir, një bari që kushtojke 20 euro, filloi të shitet në Kosovë 200 deri në 700 euro. Edhe në një kohë kur ai ka nevojë më së shumti, qeveritë e kaluara asnjëra nuk e ndali këtë abuzim që po i bëhet qytetarit. Edhe kush po është adresa? Po jeni ju, se po mendojnë që ju jeni abuzuesit.”, ka thënë Ismaili.

    Veç tjerash, Ismaili ka theksuar se janë të vendosur që të mos lejojnë asnjë lloj abuzimi që për vjet të tëra u janë bërë qytetarëve.

    Gjatë ditës, Hoxhaj e Ismaili kanë vizituar edhe një barnatore në kryeqytet, ku kanë diskutuar për sfidat e farmacistëve. Edhe në këtë takim është theksuar se miratimi i udhëzimit administrativ që rregullon çmimet e barnave, është i domosdoshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.