×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Qeveria Kurti humbi mundësinë historike për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës nën administratën e Joe Biden

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për siç thotë ai humbjen e një mundësie të artë për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës nën administratën e Presidentit amerikan Joe Biden. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj theksoi se për katër dekada, Biden ka qenë një mbështetës i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, fillimisht si Senator, pastaj si Zëvendëspresident dhe së fundmi si President i SHBA-së.

    “Me zgjedhjet amerikane sot, po vjen fundi i një lidhjeje tradicionale, personale dhe emocionale të Joe Biden me Kosovën, duke mbështetur si rrallëkush për katër dekada lirinë dhe pavarësinë tonë si Senator, Zëvendëspresident dhe President në çdo situatë, ku vetë personalisht kam raste konkrete të kësaj mbështetje politike dhe personale të tij me motive edhe emocionale!” shkroi Hoxhaj.

    Ai shtoi se gjatë katër viteve të fundit, Qeveria Kurti humbi mundësinë për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës dhe për të arritur njohjen universale, ndërkohë që Joe Biden ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas tij, ky është një dëm kolosal për Kosovën, dhe koha do të tregojë se sa i rëndësishëm ishte ky rast i humbur.

    “Mjerisht, për katër vite, Qeveria Kurti humbi mundësi historike sa ishte Joe Biden në pozitën e Presidentit të SHBA-së për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës për të marrë njohjen e ndërsjellë dhe njohjen universale të Kosovës! Ky është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës, duke humbur një mundësi të artë, dhe koha do të tregojë sesa kolosal është dëmi i kësaj mundësie të humbur,” përfundoi Hoxhaj në postimin e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kandidati republikan aktualisht po prin me 101 vota elektorale kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris me 52, sipas përditësimit të fundit në AP....
    Lajme06 Nëntor 2024
    Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon. Sipas rezultateve të deritashme, republikani Donald Trump ka 95 vota...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka shprehur besimin e tij se Kamala Harris, kandidate për presidente nga Partia Demokratike, do...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Rreth 46 për qind e votuesve kanë një mendim pozitiv për zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, sipas rezultateve të para të anketës kombëtare...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik. Policia ka konfirmuar se një grua është therur për...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në qytetin e Milwaukee, në shtetin federal të Wisconsin, rreth 30 mijë fletëvotime do të numërohen sërish “si një masë paraprake”. Vendimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.