Kandidati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka folur për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 nga Kosova. Premton se do të bëjnë gjënë më të mirë në këtë drejtim.
“Vaksinat nuk i siguron shefi i QKUK’së as drejtorët e spitaleve rajonale dhe madje s’besoj se dikush prej kundër-kandidatëve të mi mund të jetë më i shkathtë në kontakte më ditore të komunikimit dhe më i vendosur që ta sjell vaksinën”, tha Hoxhaj në Pressing.
“Për këtë unë do të bëj çkado që është e mundur”, shtoi ai.
“Unë edhe sot kam komunikuar me 3-4 miq që mund të ndihmojnë në të ardhmen që të sillet vaksina”, tha Hoxhaj.
“Planifikojmë që t’i kemi përafërsisht 30 qendra të cilat mund ta vaksinojnë një pjesë të madhe të popullatës. Parashihet që të ketë një pako për ata që mund të infektohen me virus”, shtoi ai.