Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka mbajtur konferencë për medie menjëherë pas përfundimit të seancës konstituive.
Ai tha se PDK respekton institucionet e Kosovës dhe ju drejtuar gazetarëve që sot nuk ka gazë e as dhunë.
Ai tha se nuk do t’i nënshtrohet vullnetit të askujt për formimin e institucioneve.
“Sot kishim një seancë konstituive të kuvendit të ri dhe PDK është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni qe sot nuk ka gazë as dhunë në Kuvend të Kosovës, PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ta na shet “sapunin për djathë”, tha Hoxhaj.