Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, po e quan figurë përçarëse, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, njëherit kanidate për Presidente të Kosovës.
Hoxhaj madje ka përsëritur qëndrimin e subjektit që drejton, se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, për ta bërë president.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.