Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar si të mirëseardhur vizitën e emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof, por se nuk pret ndonjë ndryshim rreth ecurisë së dialogut Kosovë-Serbi.
”Është mirëseardhur vizita e tij në Kosovë, por unë nuk pres se gjatë këtyre muajve, para se me u mbyllë procesi zgjedhor, para zgjedhjes së presidentit të ri dhe para se të formohen institucionet e reja, të kemi ndonjë pikë kthese në dialogun Kosovë-Serbi’’ thotë ai.
Hoxhaj, shprehet se lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi mund të ketë tek në vitin 2025, por jo tani.
‘’Mund të ndodhë në vitin 2025, pas një stabiliteti të ri politik në SHBA dhe Evropë, që të ketë një vëmendje të re evropiane, por mjerisht Kosova është shëndrruar në njëvend ku më shumë menaxhohen krizat se sa përmbushët një pritje e saj’’ shprehet ai.
Ish-shefi i diplomacies kosovare thotë se deklarata e emisarit amerikan për dialogun dhe asociacionin është deklaratë e përseritur e SHBA-ve.
‘’Ky është qëndrim i përseritur i SHBA dhe ato që i ka pranuar Kurti si Marrëveshje e Brukselit dhe si aneks i Ohrit, do i ketë Kosova gjatë në tavolinë, por nuk pres që nga udhëheqja e tij të ketë diçka. Më shumë mund të prodhoj kriza, mund të përdor kriza për përfitime elektorale, mund të lëshoj pe dhe të kthehet në pikën zero’’ thotë ai.
Hoxhaj, shprehet skeptic se mund të ketë lëvizje në dialog në këtë kohë.
‘’ Unë nuk pres që nën udhëheqjen e tij të ndodhë diçka në dialog, por vetëm pas zgjedhjeve’’ potencoj Hoxhaj.
Vizita e Kasanof në Kosovë, opozita: Kurti nuk lëvizë në dialog, s’ka dialog para zgjedhjeve