Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për zhvillimet e fundit në vend, mundësin e shkuarjes në zgjedhje nëse nuk arrihet një konsensus për postin e presidentit dhe aktakuzat nga Gjykata Speciale.
Ai tha se si parti nuk e votojnë asnjë kandidat nga partnerët e koalicionit nëse nuk është i propozuar nga PDK-ja.
“Nëse flasim në këtë situate ne mendojmë se së pari posti i presidenti është një post që është ndërprer dhunshme nga Gjykata Special dhe Thaçi nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund, do të ishte absurd nëse PDK-ja i jep votë partnerëve të koalicionit nëse kandidat nuk është i propozuar nga PDK-ja”, tha ai