×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Nga Raporti i Progresit kuptohet qartë se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, kuptohet qartë se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi, sipas tij, gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme.

    “Kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme. Ajo ka marrë vetëm obligime nga dialogu me Serbinë, pa asnjë përfitim konkret dhe pa mbështetje politike dhe financiare! Në raportin e progresit thuhet qartë se Kosova nuk pritet të marrë statusin e kandidatit në një kohë të afërt. Pas aplikimit në dhjetorin e vitit 2022, kërkesa e Kosovës nuk është trajtuar fare në Bruksel, as me shkrim dhe as me ndonjë zotim politik joformal!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Ai shton se Raporti thekson se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

    “Gjithashtu, theksohet qartë se propozimi evropian për Asociacionin është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë. Ajo që përmban teksti i raportit është mjaft shqetësuese, ku thuhet: ‘Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesin që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke inicuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.’”, ka shkruar Hoxhaj.

    “Nga ky paragraf kuptohet qartë që Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën. Sipas të dhënave të...
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Xheneta u shpreh se e konsideron si gabimin më të madh në Big Brother VIP Kosova raportin e saj me Gjestin. Ajo...
    Vip02 Janar 2025
    Një diskutim me tone të ashpra ka rezultuar mes Drenushës dhe Gjestit. Drenusha u shpreh se loja e Gjestit ishte e dobët,...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën ku dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme...
    Sport02 Janar 2025
    Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen. Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.